E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, asgjësohen 60 rrënjë kanabis

 

HAS - Policia e rrethit të Hasit ka asgjësuar një parcelë private të mbjellë me 60 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Sipas burimeve të policisë lokale, pas kontrollit të bërë dhe informacionit të grumbulluar më parë u arrestua dhe pronari i parcelës, 65-vjeçari B.Gradica, banor i fshatit Vlahën në komunën Golaj të rrethit të Hasit. Ndalimi i tij u bë në orën 19:00 të ditës së shtunë. Ky fshat i thellë është në kufi me Kosovën dhe jo nën vrojtimin e vazhdueshëm të policisë. Duhet thënë se ky është rasti i parë i identifikimit dhe kultivimit të bimës narkotike në këtë rreth. Rajoni i Kukësit konsiderohet si më pak problematik në kultivimin e bimës narkotike. Zonat më të identifikuara për këtë kultivim kanë qenë zona e Lekbibajve në Tropojë.                     j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›