Riberi te Reali në vitin 2010
Frenk Riberi, 26 vjeç, do të luajë te Reali i Madridit në vitin 2010. Lajmin e dha e përditshmja sportive spanjolle “As”. Sipas gazetës iberike, ekziston një paramarrëveshje midis presidentit madrilen Florentino Perez dhe lojtarit francez të Bajernit të Munihut. Sipas “As”, Reali do të fillojë të negociojë me skuadrën gjermane koston e transferimit që nuk mund të jetë më e lartë se 25 milionë euro, në një kohë që kontrata e Riberisë skadon në vitin 2011. Reali i Madrid kërkon nga Interi 25 milionë euro për mesfushorin Uesli Shneijder dhe klubi zikaltër duhet të vendosë përfundimisht javën tjetër. Lajmin e dha e përditshmja spanjolle “Marca”. Menaxheri i “los blancos”, Jorge Valdano, “i kërkoi 25 milionë euro Mourinjos për Shneijder”, shkruan “Marca”, që thekson se trajneri i ri i Realit, Pellegrini, e konsideron ende të vlefshëm në formacion holandezi. Për Sneijder ka dhe një interesim të fortë nga ana klubit anglez Aston Villa. Real Madrid mundi 5-1 kanadezët e Toronto, një ndeshje miqësore të zhvilluar na Kanada. Për “Los Blancos” golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo, Benzema, Roben dhe një dopietë e Raulit. Ndeshja e ardhshme miqësore e spanjollëve është të dielën kundër DC United, një skuadër e Uashington.
Pirlo: “Nuk doja të ikja nga Milani”
Edhe pse u fol për një transferim të tij te Çelsi, mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo (30 vjeç), vendosi përfundimisht të qëndroj në Itali: “Dëshiroja të qëndroja te Milani, nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Dua që gjërat të qartësohen: nëse unë do të kuptoja që objektivat e Milanit nuk do të ishin tepër të larta, unë do të isha tani te Çelsi. Ne jemi Milani, ne duhet të luftojmë për të fituar. Ne nuk mund të humbim Ligën e Kampioneve, Kupën e Italisë”, - tha Pirlo për “Gazzetta dello Sport”.
10 Gusht 2009