Reformim: Majtas
Ervin Bushati*
Rezultati i fundit i zgjedhjeve zbuloi simptomat e një krize në zhvillim e së Majtës në Shqipëri, një bjerje të fuqisë bindëse elektorale tashmë evidente. Nëse nuk dihet akoma kush e fitoi garën e radhes, nuk ka dyshim se kush e humbi atë. Ndaj është logjike të bëhet një arsyetim mbi disa nga dobësitë që shfaqi e majta në përballjen me rivalin e saj dhe në procesin e paraqitjes së ofertës së saj tashme të testuar në treg. Disa mund të besojnë se rënia e së majtës mund të ketë ardhur si pasoje e luftës masive që ka iniciuar kundërshtari në maxhorancë, por ky është paradoks logjik dhe naivitet politik. Dobësia e një krahu asnjëherë nuk vjen apo identifikohet me fuqizimin e rivalit politik, ndaj dhe argumenti për një humbje identiteti majtas për shkak të lojës së fortë nga lideri historik se djathtës është fals. Eshtë detyrë e një partie kryesore të forcojë identitetin e saj politik, në maxhorancë, e për më tepër kur ndodhet për faj të saj në opozitë.
Ngjarjet politike janë në simbiozë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një vendi dhe gjithmonë e më shpesh me atë të një rajoni më të gjerë. Në raste ndryshimesh të mëdha është “mëkat” të shkojë dëm një krizë e mirë. Pas asaj që po kalon bota sot, është rasti më i mirë për të rikonsideruar disa parime të politikes së majtë. Kundërshtimi me çdo kusht i gjithçkaje që ofron maxhoranca aktuale, e djathtë, vetëm sa demonton kredibilitetin e opozitës në përgjithësi.
Ajo që duhet të analizohet me ftohtësi janë arsyet e rënies së të majtës në këto kohë në ambientin tonë dhe më gjerë në Evropë. Ndërsa ekonomia e tregut dhe kapitalizmi po vihen në pikëpyetje nga kriza globale, e majta nuk është treguar bindëse në se është e aftë të rimodelojë sistemin – dhe kjo paaftësi është vërejtur në çdo vend të rëndësishëm në kontinentin tonë.
Në pamundësinë për të kuptuar implikimet e një ekonomie globale dhe të një shoqërie gjithmonë e më të individualizuar, e majta ka mbetur prapa me vizionin e saj mbi botën. Në vend që të kundërshtojmë gjithçka, është më mirë të pranojmë një zhvillim ekonomik të një forme që mbron pjesët e shoqërisë më të prekshme dhe ofron mundësira për atë qe janë më të dëmtuar në këtë proces tashmë të pandalshëm. Kjo mënyrë të sjelluri do të arrinte shumë më tepër sesa denoncimet e forta dhe abstrakte mbi sistemin në fuqi.
Kjo kërkon që e majta të përpiqet të kërkojë një vizion të ri me disa objektiva njëkohësisht. Këto duhet të përfshijnë zhvillimin e zgjidhjeve individuale, mbrojtjen e të mirave publike dhe nxitjen e një sjellje më të drejtë të shtetit, duke parë që barazia nuk është lehtësisht e arritshme. Një spostim logjik në idetë kryesore do të ishte kurativ, duke konsideruar dhe marrë në kontekst këtë realitet të ri që po jetojmë.
Si vend në jemi njohur vonë si me ekonominë e tregut ashtu dhe me demokracinë funksionale, ndaj janë të shpjegueshme hezitimi dhe hutimi lehtë nga orientimi më i qartë i detyrimeve të shtetit dhe të drejtave të qytetarit. Ndërsa nuk ka alternativë ndaj sistemit kapitalist, ka shumë politika që mund të na lejojnë që të rrisim mundësitë e ofruara ndaj qytetarëve në shoqërinë tonë.
Ndaj është e logjikshme që detyra e vërtetë e klasës politike dhe partive pjesëmarrëse është t’u paraprijë zhvillimeve shoqërore përpara se të krijohen trauma të njohura të një zhvillimi të pakujdesshëm dhe kaotik. Duke parë historinë dhe eksperiencën tonë si shtet, mund të duket e vështirë, por kjo nuk e bën të pamundur vendimmarrjen. Në fund të fundit, përgjegjësitë tona ne i marrim mbi vete, ashtu si dhe çdo lider politik është madhor dhe në fuqi të plotë vendimeve të veta fakultative. Disa herë këto duan vizion, vullnet të mirë dhe tolerancë: por në shumicën e rasteve kërkojnë vetëm burrëri.
*Nënsekretar i PS për Programin