Kapen duke vjedhur një transformator, arrestohen

Burime zyrtare konfirmuan se në pranga ranë shtetasit Asllan Koleci, 26-vjeç, lindur në Has dhe banues në Frutikulturë Kamëz, Astrit Vata, 29-vjeç, lindur në Has dhe banues në Frutikulturë Kamëz, si dhe Besim Karaj, 26-vjeç, banues në fshatin Dom, komuna Shëngjergj, Tiranë, si dhe filloj procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Fakir Koleci, 18- vjeç.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje në mesditë, në fshatin Dom, komuna Shëngjergj, kanë tentuar të vjedhin një transformator elektrik. Gjithashtu me dt.21.05.2011, në fshatin Dom, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e rreth 200 m kabëll elektrik, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materialet. /S.Lleshi/Start/
2011-05-23 11:37