E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdorëzohet djali i Luiza Xhuvanit, vrau një 22-vjeçar

Policia theksoi se është dorëzuar së bashku me armën e krimit shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjeç, i cili dyshohet të jetë autor kryesor në vrasjen e shtetasit Alfred Musabelliu, ngjarje e ndodhur më datë 12 shkurt 2011 në Tiranë. 

Në vendin e ngjarjes menjëherë të asaj dite, ekspertët kriminalistikë bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Nga hetimet e kryera, rezultoi se se autorë të vrasjes së shtetasit Alfred Musabelliu, 22 vjeç, të jenë shtetasit Kostandin Xhuvani, 22-vjeç, me banim ne Tirane (i cili u  shpall menjëherë në kërkim pas kryerjes së krimit), Albi Zela, 23-vjeç, me banim në Tiranë, tashmë të arrestuar si dhe Donald Ymeri, 22-vjeç, me banim në Tiranë, tashmë të arrestuar. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha” në Tiranë në afërsi të Qytetit Studenti, më datë 12 shkurt 2011,  pas një grindje për motive të dobta, ku shtetasi Kostandin Xhuvani sëbashku edhe me dy miqtë e tij, kanë qëlluar mbi 22 vjecarin Alfred Musabelliu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.  /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-23 11:53
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›