E Diel, 1 Nëntor 2026

Has, vdes në spital 47-vjeçari, u gjet i ngrirë në bunker

Një 47-vjeçari nga Hasi i rrethit të Kukësit, ka humbur jetën në spital për shkak të ngricës.

Shtetasi Isa Qarri, baba i tre fëmijëve, ishte zhdukur 24 orë bashkë me një person tjetër në Has, ku pas stuhisë së dëborës që kishte shpërthyer, kishin hyrë në një bunker. Aty kanë qëndruar me orë të tëra derisa janë gjetur nga persona të tjerë, që u vunë në kërkim menjëherë pas alarmit për zhdukjen e tyre.

47-vjeçari së bashku me personin e dytë u gjetën të ngrirë në bunker dhe menjëherë u transportuan për në spital. Moti i keq ka përfshirë vendin dy javët e fundit, ku fshatra të tërë në veri dhe verilindje janë të izoluar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës. /Start/

                                                                                             2012-02-12 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›