Hetimi i 3 deputetëve, Prokuroria: S’ka mbërritur autorizimi

Të premten pasdite, kur edhe mbyllej orari zyrtar i punës së Prokurorisë së Përgjithshme, nuk kishte mbërritur shtresa për deputetët, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj. Ndaj, Prokuroria deri më tani nuk ka kryer asnjë veprim hetimor.
Nga ana tjetër, burime nga Kuvendi, cituar nga “Panorama”, thonë se heqja e imunitetit të tre deputetëve i është dërguar Prokurorisë “me shkresë përcjellëse” një ditë pas votimit në seancën plenare të datës 2 shkurt.
Më 23 janar, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, tha se i është drejtuar Parlamentit me një kërkesë për heqjen e imunitetit për tre deputetët e opozitës, të cilët dyshohen si organizatorë të ngjarjes tragjike të 21 janarit, ku humbën jetën katër persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar. /Start/
2012-02-12 08:48