E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet grupi i Gardës që mori filmimet e 21 janarit

Armando Kasaj, punonjës i IT-së në kryeministri, ka deklaruar para organeve të hetimit, se atë ditë kishte marrë në telefon punonjësen Ervina Osmani, duke i dhënë një kopje të filmimeve të këtyre kamerave.

Sipas dëshmisë së Kasajt, serveri kontrollohej nga punonjësit e Gardës, Bledar Lika, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Ervina Osmani. Pas kësaj, Njësia Task Force e Prokurorisë ka nisur hetimet.

“Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se përgjegjësit e zyrës së serverit në Kryeministri kanë qenë punonjësit e Gardës së Republikës. Ata kanë urdhëruar inxhinierin e IT-së të kryente kopjimit dhe fshirjen e këtyre pamjeve. Megjithatë, këto fakte të marra nga dëshmitë, janë fillestare”, thonë burime nga Prokuroria, cituar nga “Shqip”. Më tej thuhet, se punonjësit e Gardës janë nën hetim, ku përveç katër punonjësve të mësipërm, nën hetim është edhe drejtuesit i tyre, Arben Shkoza. /Start/

                                                                                             2012-02-12 09:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›