Mungesa e sinjalistikës në rrugë, burim aksidentesh
Nje pjese e konsiderushme e aksidenteve ne akset kombetare favorizohen nga mungesa e sinjalistikes. Vete Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve e pranon kete fakt. Ne nje interviste per Alsat zevendes drejtori i pergjithshem i rrugeve Skender Cota thote se me P problematike paraqiten akset e vjetra. Nese u referohesh shifrave shihet se ne 4 vitet e fundit investimet jane rritur disa here e megjithate sinjalistika rrugore mbetet e pamjaftueshme.
“Investimet kanë qenë kryesisht për rrugët e vjetra, rrugë që nga pikëpamja e sinjalistikës historia e tyre është zero. Këto rrugë të vjetra mbeten problematike përsa i përket sinjalistikës pasi investimi në to është një investim provizor, pasi ne po ecim shumë më shpejt me projekte” thotë çota.
Por sinjalistika mungon edhe ne rruge me te reja te ndertuara ose rikonstruktuara vitet e fundit. Fushe Kruje-Lezhe me nje ngarkese te jashtezakonshme ne qarkullimin e mjeteve ka mangesi te medha.
“Sinjalistika vertikale dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme, megjithë masat që ne marrim për të riparuar apo zëvendësuar tabelat apo zëvendësimin herë pas here të dëmtimeve të barrierave anësore. Dëmtimet janë të shumta. Sinjalistika horizontale dëmtohet jashtë mase, jashtë çdo parashikimi për arsye se rrugët tona kanë shumë hyrje-dalje të jashtëligjshme dhe sjellin shumë materiale të ngurta që dëmtojnë shumë sinjalistikën horizontale” thotë çota.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka parashikuar nderhyrje emergjente sidomos ne rruget e vjetra te cilat e kane problematiken e tyre te trasheguar.
Genti Hazizaj Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 korrik 2010 ) < I mëparshmi