Plotësimi i formularit A2, edhe 5 ditë afat
Te gjithe maturantet do te kene mundesi qe deri ne daten 2 gusht te plotesojne formularin A2 i cili eshte kriteri kryesor per t’u rergjistruar ne nje nga universitetet shqiptare . Keshtu maturentet kane edhe 5 dite afat per te plotesuar A2, pasi sipas burimeve prane MASH, shkollat e mesme do te jene te hapura edhe diten e shtune dhe te diele. Ne gjimanzet e Tiranes, formualari A2 pothuajse eshte terhequr nga kandidatet, nderkohe qe te gjithe maturanteve ju eshte lene mundesia per ta fotokopjuar A2 me qellim shmangien e gabimeve gjate plotesimit te tij.
“Nxënësit I kanë marrë formularët, i kanë tërhequr. Fillimisht u kemi dhënë kopje që të jenë më të kujdesshëm në plotësimin e formularit A2, pavarëisht se sivjet plotësimi I formularit A2 ka shumë prioritete sic është fakti që kanë të tëra pikët në dorë, ato të provimeve te detyruara, mesataren dhe provimet me zgjedhje. Kështu që cdo nxënës është në gjendje të bëjë një llogaritje shumë të saktë të maksimumit të pikëve që ka” thotë Luljeta Basha, drejtoreshe e gjimnazit “Partizani”.
Persa i perkete maturanteve te cilet ende nuk kane marre pergjigjet e provimeve me zgjedhje burime zyrtare prane ministrise se Arsimit bejne te ditur per Alsat se ata do te jene gati brenda 24 oreve te ardhshme.
Nderkohe qe po keto burime thone se edhe kete vit nuk jane perjashtuar rastet e kopjeve te cilat po shqyrtohen test pas testi nga strukturat e arsimit.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi