Meta takim me Milloshoskin: Kufijtë, çështje e mbyllur
Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe të konsoliduara tashmë prej dy dekadash. Kështu u shpreh Zv/Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta, në Shkup, duke shtuar se Tirana zyrtare mezi pret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Sepse marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe të konsoliduara tashmë prej dy dekadash. Gjatë pranverës zoti Milloshovski, ishte i ftuari im në Tiranë. Më pas Presidenti ynë zoti Topi ishte për vizitë zyrtare këtu në Maqedoni, ndërkohë që kontaktet dhe marrëdhëniet midis dy vendeve në të gjitha nivelet janë të përhershme”, tha Ilir Meta, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski ka theksuar se marrëdhëniet politike mes dy vendeve duhet të shndërrohen në marrëdhënie me interes të ndërsjelltë ekonomik.
“Qëllimi ynë është që këto marrëdhënie dypalëshe politike, t’i shndërrojmë në marrëdhënie efikase ekonomike, tregëtare dhe energjitike. Në këtë kontekst, prioriteti ynë i rëndësishëm është korridori i tetë, të cilit duhet t’i përkushtohen seriozisht dhe ta përfundojmë”, tha Antonio Milloshovski, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Ministri i Jashtëm Meta, ka deklaruar se aspiratat e përbashkëta evroatlantike dhe evropiane, janë ato që orientojnë në mënyrë të shkëlqyer marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, si edhe politikën rajonale, ndërsa ka vlerësuar hapin e ndërmarrë nga Maqedonia për njohjen e Kosovës si zgjidhjen e ceshtjes së kufinjve me të.
Shkëlzen Aqifi