E Diel, 1 Nëntor 2026

Alfred Cengu Vende te reja pune permes nxitjes se biznesit

Aleanca per te Ardhmen

Kandidati i koalicionit opozitar Afred Cengu ne intervisten e dhene per Shqip tregon per sfiden e tij per te fituar bashkine duke rrefyer edhe eksperiencen si emigrant ne Angli dhe entuziazmin per ta shprehur ne drejtimin e administrates se qytetit...

Pse vendoset te kandidoni dhe ku e mbeshtesni shpresen per fitore

Kandidimi im nuk ka qellim ne vetvete thjesht te behem kryetar bashkie por perben nje obligim ndaj bashkeqytetareve te mi qe ka te beje me te tashmen me te shkuaren dhe me te ardhmen. Kandidimi im fillimisht u iniciua nga disa emigrante kuksiane me te cilet kam punuar dhe jetuar ne Angli nga shume qytetare kuksiane si dhe nga anetaresia simpatizante si dhe strukturat e PS-se. Gjej rastin ti falenderoj per besimin dhe u jap fjalen qe nuk do ti zhgenjej do te jem ai Alfredi qe kam qene i pergjegjshem dhe i ndergjegjshem se e mbaj fjalen e dhene se ashtu sic u kam sherbyer ne gjendjen civile me ate perkushtim dhe me me shume energji do te punoj ne krye te bashkise.

fare perparesish mendoni se keni ndaj rivalit kryesor atij te PD-se

Une kam vleresuar dhe e vleresoj kryetarin e bashkise por ne te vertete ai nuk ka realizuar premtimet qe ka dhene. Te gjithe pjesen e kater viteve po e ben tani per nje muaj. I referohem punimeve qe po kryhen qe kane filluar keto dite ne rrugen dhe shetitoren kryesore.  Te pakten ai te tregoje te jete nje here transparent me qytetaret e Kukesit se ku i gjeti keto para ne fundin e mandatit te tij. Ndersa transparenca qe me ka karakterizuar ne punen time ne administraten publike mendoj se perben nje perparesi ne raport me kryetarin aktual i cili rikandidon.

Qyteti i Kukesit ka nje papunesi te larte ndoshta me te larten ne vend. fare do te beni ju nese vini ne krye te bashkise per te zbutur kete problem.

Sic dihet qyteti i Kukesit ka rreth 2 mije familje ne skemen e ndihmes ekonomike qe eshte rreth gjysma e krejt qytetit. Duke pasur parasysh gjendjen e renduar ekonomike edhe te pjeses tjeter dhe cmimet e larta te artikujve jetesore del qe niveli ekonomik ne teresi te jete shume i ulet mbasi edhe papunesia eshte shume e larte. Ne mendojme qe per zbutjen e papunesise do te vendosim si prioritet mbeshtetjen e sektorit privat gjithnje duke zhvilluar politika ne kuadrin ligjor per zbutjen e taksave dhe mbeshtetjen e tyre me gjithcka. Sigurisht kjo gje lidhet edhe me ndertimin e nje tregu industrial i cili aktualisht mungon si dhe te puneve komunitare per keto familje ne nevoje. Tregun industrial ne zotohemi qe ta ndertojme brenda dy viteve dhe behet fjale per treg te ri.

Aktualisht qyteti nuk ka nje hyrje lidhese me autostraden pra as hyrje dhe as dalje shume profesionale dhe mbi apo nenkalim qe ben te mundur shfrytezimin e bregut te liqenit. fare do te beni per kete dhe ku do ti gjeni burimet financiare

Aktualisht ne jemi duke u marre me hartimin e nje projekt-ideje per rruget hyrese dhe dalese te qytetit dhe mendoj se per nyjat lidhese me autostraden nuk ka fonde bashkia e as kompetence ta beje sepse eshte pjese e autostrades. Por ne do te aplikojme vazhdimisht per te arritur ndertimin e rrjetit integrues ne autostrade. Edhe per bregun e liqenit nuk mund te pranojme qe te mbetet jashte mundesise per tu shfrytezuar. Per kete duhen mbikalime apo nenkalime dhe ne do te shohim se sa na lejon ligji i pushtetit vendor per te bere ne kete drejtim.

Nje pjese e mjedisit ne qytet eshte e rrethuar me gardhe dhe mure ne menyre te paligjshme. fare do te beni per ti kthyer komunitetit mjediset e gjelberuara dhe a keni projekte per rruget e brendshme si dhe per fasadat e pallateve

Ne kemi idete tona dhe projekt-idete per gjelberimin e qytetit cdo ambient do te kete edhe siperfaqen e caktuar te gjelber dhe kjo sigurisht lidhet edhe me gardhet dhe me avllite e paligjshme. Ne do te bejme te pamunduren do te bashkepunojme me qytetaret dhe do te heqim cdo gardh dhe mur te paligjshem qe te kemi nje qytet te rregull dhe te bukur. Kryetaret e deritanishem nuk kane arritur ta bejne kete edhe pse e kane pasur ne premtimet e tyre por une them se ia arrij sepse shpresoj ne komunikimin me banoret e qytetit. Nga ana tjeter lidhur me mjedisin dhe pastrimin e qytetit dua te shtoj se ne nuk do te mbetemi vetem ne kuadrin e largimit te mbeturinave nga qyteti sic po ndodh tani por do te ndertojme nje landfill modern pasi kjo do te jete nje zgjidhje afatgjate dhe e qendrueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›