Kruje grabitet pika e karburantit

Një pikë karburanti është grabitur nga persona të armatosur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë detyruar punonjësin t’u dorëzojë paratë.
Më pas ata janë larguar në bordin e një makine, por pas dëshmive të mbledhura janë identifikuar nga policia, e cila është vënë në ndjekje të tyre.