Regres edhe në mbivendosje aktesh
Në Shqipëri tashmë është bërë e zakonshme që kur një term përdoret nëpër retorikat politike me infl acion të madh, praktikisht mos prit gjë tjetër veçse sendërtimin e të kundërtës së kuptimit të atij termi. Kjo dukuri negative vihet re, për shembull, me shqiptimin e kalkut “shtet i së drejtës”, zbatimi i parimeve kyçe të të cilit nuk i përgjigjet nocioneve adekuate dhe efikase. Prandaj ndodh që në konkretizim të këtyre parimeve, pra që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe se ligji është një masë mbrojtëse ndaj qeverisjes arbitrare, shpeshherë përftohet e kundërta. Sikurse ndodh me vënien në jetë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që vlerësuar nga historia e varfër dhe e vakët e shtetit shqiptar, tani duhet të ishte thelbësore.
Në këtë kuptim, panorama e propaganduar në Shqipëri më së shumti me llafe dhe jo me përjetësime, mjaft qytetarëve të këtij vendi u krijon dyshimet: nëse vërtet përfaqësuesit e zgjedhur nga populli në Parlamentin e vet (deputetët) përpiqen apo jo për të nxjerrë ligje të mira; nëse vërtet Ekzekutivi duhet të jetë apo jo garanci për rritjen ekonomike; nëse vërtet Gjyqësori duhet të ekzistojë apo jo për të interpretuar rregullat, për të vënë përpara përgjegjësisë ata që shkelin ligjet dhe për të bërë të mundur që politika qeveritare, si edhe mbikëqyrja parlamentare mbi ‘të ka qenë apo jo plotësisht në përputhje me ligjin. Pra, kur asnjëri nga tre pushtetet kryesore nuk ka integritetin e duhur dhe specifik për t’u vënë dhe matur në balancën e shtetit, vështirë të kontrollohen efektivisht politikanët, vështirë që të bëhet drejtësi, vështirë të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarit.
Vështruar në këtë optikë, jo rrallë vëmendja tërhiqet më tepër te roli dhe veprimtaria e Ekzekutivit në përpunimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore, çka vlerësohet që është keqkuptuar disi në demokracitë postkomuniste, ku Parlamenti ka prirje të ketë hegjemoninë e funksionit legjislativ. Përkundrazi, në shtetet e Europës Perëndimore i njihet rol mbizotërues qeverisë në përpunimin e ligjeve, sepse vetëm ajo mund t’i japë sistemit juridik unitetin dhe koherencën që i nevojitet. Por, pa dyshim, duke respektuar ligjësitë e procesit legjislativ. Realisht, kështu është vepruar përgjithësisht edhe në Shqipërinë e viteve të tranzicionit. Por, kohëve të fundit, e keqja është që për sa u përket një numri të madh aktesh nënligjore, si: vendime, urdhëresa etj, veprimtaria normative e Këshillit të Ministrave nuk respekton parimet kushtetuese, madje edhe dispozitat urdhëruese të Kushtetutës. Dhe, në këtë zhvendosje të autoritetit, pra në futjen e “gurëve të rëndë” te njëra ‘pjatë’ e balancës, te ajo e pushtetit ekzekutiv, gishti nuk mund të mos vihet edhe te dobësimi i Kuvendit të Shqipërisë, që dominohet nga një mazhorancë e tërhequr brutalisht prej lideri – kryeministër të saj, te moskontrolli i aktivitetit politik dhe normativ të Qeverisë. Por, për të qenë më të qartë dhe më të besueshëm për masën e gjerë të lexuesve, ndoshta është më mirë t’u hedhim një sy disa masave të ndërmarra së fundmi nga Ekzekutivi, që krijojnë efekte shqetësuese edhe nga mënyra e mbivendosjes regresiste të akteve.
Kur u shfuqizuan rregullat e përqendrimit vetëm në Kryeqytet të procedurave të regjistrimit të shoqërive tregtare dhe bizneseve të tjera të ndryshme, përshtypjet e njerëzve krijuan shpresa të reja për mbarëvajtjen e punëve të veta. Sepse, përveç kufizimit të ndjeshëm të lodhjeve të pamata të tyre, edhe dhënia - marrja e ryshfeteve u duk sikur u ndërpre me magji. Por, si për të barazuar ‘enët komunikuese’, shumë shpejt krijohen artificialisht vatra të tjera kanceroze, metastazat e të cilave prekin pjesë jetësore të shoqërisë. Kështu, jashtë çdo tradite juridike ngrihet në formë piramide Zyra qendrore e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i dhënë kësaj atributet e një dikasteri të veçantë dhe duke shmangur përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithçka në këtë drejtim është bërë jo me ligj të miratuar në Parlament, por me një vendim të Këshillit të Ministrave. Në një kohë që neni 42/1 i Kushtetutës konsakron: “Liria, pronat dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor”. Më tej akoma, me turravrapin që ka marrë kjo Zyrë, siç po veprohet, tentohet që të shmangen edhe gjykatat për zgjidhjen e çdo konflikti të mundshëm në këtë fushë. Ndërkohë që paragrafi 2 i nenit 42 të Kushtetutës shprehet, se “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e ngritur me ligj”.
Mund të vihet në dukje, gjithashtu, se larg rregullave institucionale është krijuar një tjetër Zyrë qendrore, përsëri e centralizuar vetëm në kryeqytet, që emërtohet me inicialet RBS, domethënë, Regjistri i Barrëve Siguruese. Sipas organizimit dhe funksionimit të saj, të vendosura mbi bazën e një Udhëzimi, Zyra e këtij Regjistri kontrollon barrët e ndryshme mbi sende të luajtshme, si automobila dhe mjete të tjera motorike. Nuk po zgjatemi me shpjegime që e bëjnë të qartë, përse ky Regjistër mund dhe duhet të jetë instaluar pranë zyrave vendore të pasurive të paluajtshme, që ashtu si edhe në vende të tjera (sidomos për sende me vlera të mëdha, si: anije, avionë etj) kanë të drejtën e regjistrimeve të tilla. Megjithatë, për cilindo mbetet e pakuptueshme, përse u dashka paguar veçmas për verifikimin e barrëve të ndryshme (si: pengu apo hipoteka), një shumë prej 14 lekësh të reja!
E pra, thithja e të ardhurave nga populli në formën e taksave dhe tatimeve prej organeve administrative, sa vjen e bëhet një dukuri e shëmtuar dhe e padurueshme. Kompetencën për këtë lloj veprimtarie nuk mund t’ua japë këtyre organeve as Qeveria me aktet nënligjore që nxjerr. Jo! Nuk mund dhe nuk duhet t’ua japë, përderisa në nenin 155 të Kushtetutës sanksionohet: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si edhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”. Le të kujtojmë që një detyrim të tillë vende të tjera të zhvilluara e kanë zgjidhur këtu e qindra vjet përpara. Kështu, në Angli, pas formulimit dhe miratimit të asaj që njihet me emërtimin Magna Carta Libertatum (Karta e Madhe e Lirive) u vendos që çdo çështje e lidhur me caktimin dhe mbledhjen e taksave apo tatimeve do të ishte e drejtë ekskluzive vetëm e parlamentit, duke ia hequr këtë prerogativë çdo organi tjetër, nga më i ulti deri te më i larti – Mbreti.
Ndërsa në vendin tonë dhe në kohën tonë kundërvënia ndaj urdhërimit kushtetues është bërë e zakonshme. Mirëpo, nuk është as në etikën e një kryeministri apo ministri që të nënshkruajë akte nënligjore për vendosje taksash, sepse asnjëri prej tyre në çdo vend të botës nuk është taksidari. Aq më tepër, nëse ai apo ata përfshihen në garat e vjeljes së taksave. Siç është, sa për ilustrim, rasti i ministrit të Drejtësisë, për caktimin e tarifave të kripura, shumë të kripura, mbi shpenzimet gjyqësore. Me një udhëzim të firmosur prej tij para disa kohësh, taksa e ngritjes së një padie të çfarëdoshme u rrit menjëherë nga 1500 lekë (të reja) në 12.200 lekë (të reja), pra rreth tetë herë më shumë. Dhe, me këtë mënyrë administrimi, qytetarit të thjeshtë përveçse i ulet edhe më shumë kurrizi tërë vraga, gjithashtu i hiqet edhe një e drejtë e garantuar në rrafshin ndërkombëtar, ajo e aksesit gjyqësor, që është pranuar edhe nga Republika e Shqipërisë, sidomos me ratifikimin e Konventës Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
Me fjalë të tjera, kësaj i thonë t’ia shtrëngosh si shumë, deri në vrimën e fundit, rripin shtetasit tënd, aq sa ky të mos jetë në gjendje t’u qaset as dyerve të gjykatave. Pra, pavarësisht retorikave politike, të bezdisshme tashmë, në vendin tonë duket sheshit një regres i plotë në zhvillimet ekonomike dhe në formimin e personalitetit të individit. Dhe kjo, me një mënyrë regresiste, nëpërmjet mbivendosjes së akteve juridike së prapthi. Domethënë, këmbët mbi kokë dhe kokën nën këmbë!