E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani firmos me Ferizajn

Ferizaj, 18 gusht - Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ertan Hasan, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Ferizajt. Lajmin e ka bërë të ditur të martën trajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani. Hasan në stërvitje është paraqitur të martën pasdite. "Kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me Hasanin. Kontrata është nënshkruar për një vit me mundësi vazhdimi. Unë jam i lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi kemi pasur probleme në repartin e sulmit. Tash jemi të kompletuar dhe besoj se do të arrijmë rezultate pozitive", ka thënë Selmani. Hasan kampionatin e kaluar luajti për Vëllaznimin, ndërsa më herët ishte pjesë e Prishtinës. Nga Ferizaj është larguar Shpend Gashi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›