E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira humbet simpatinë e presidentit Perez

Debutim jo shumë i ëmbël për mesfushorin gjerman Sami Khedira me fanelën e Real Madrid.

Në miqësoren përballë Bayern Munchen lojtari ka bërë një gafë që ndoshta mund t’i kushtojë simpatinë e presidentit Florentino Perez. Pas 90 minutëshit ai ka shkuar menjëherë drejt autobusit duke mos përshëndetur asnjë fans, madje duke injoruar edhe shikimin e presidentit Florentino Perez.

Sipas gazetës “Bild”, ky i fundit i ka tërhequr “veshin” duke i thënë: “Nëse presidenti kërkon dicka duhet ta bësh, kuptove?!”. Ky acarim nervash ka lidhje me marketingun që ndjek Reali në turnetë ndërkombëtarë dhe Perez e njeh shumë mirë pasi këtë e tregojnë edhe blerjet e “lojtarëve fanelë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›