E tejngopur hyn në det dhe vdes nga infarkti 14 vjeçarja

Ksamil, 18 gusht - Një ngjarje e rëndë ka shokuar pasditen e së martës pushuesit në bregdetin e Ksamilit, kur një 14 vjeçare ka humbur jetën nga një atak në zemër pak sekonda pasi ka dalë nga deti.
Vajza 14 vjeçe, Laura Pasha është zhytur në det bashkë me dy motrat e saj. Babai i tyre, Luan Pasha ndodhej në bregun e detit duke pritur daljen e vajzave nga deti. Pak pasi Laura doli në breg të detit, ajo është rrëzuar duke mos e marrë veten më. Pas thirrjes së ndihmës së shpejtë, u konstatua se vajza ka humbur jetën për shkak të një infarkti në zemër. Goditja në zemër, sipas bluzave të bardha ka qenë aq e fortë sa ka sjellë menjëherë humbjen e jetës.
Mjekët konstatuan se vdekja mund të ketë ardhur pas konsumimit të tepërt të ushqimit nga ana e vajzës dhe më pas futjes menjëherë në det për tu larë. Sipas mjekëve duhet shmangur larja në det menjëherë pas konsumimit të ushqimit.