E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Xhemaili në radarin e Napolit

Sipas medieve italiane, 24-vjeçari me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë por me pasaportë zvicerane, shihet si njeriu i duhur për mesfushën napolitane. Ai mund të transferohet në “San Paolo” si pjesë e një shkëmbimi me mesfushorin Pacienca, i cili pëlqehet nga tekniku i Parmës, Marino.

Interesimin e klubit emilian për këtë të fundit e ka konfirmuar agjenti Vinçenco D’Ipolito. Blerim Xhemaili pësoi një dëmtim i cili e detyroi të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë në sezonin e kaluar. Me rikthimin e tij, Valter Maxari, prej kohësh admirues i lojtart, mund të ketë një alternativë më tepër në mesin e fushës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›