E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasani pret delegacionin e Senatit spanjoll: Spanja, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugën drejt BE

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kryetari i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti sot delegacionin nga Komisioni i Jashtëm i Senatit të Spanjës, të udhëhequr nga José Ignacio Landaluce Calleja.

Gjatë takimit, palët ndanë opinione mbi zhvillimet e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e turizmit dhe ekonomisë.

Në takim u diskutua mbi rolin që Shqipëria dhe Spanja mund të luajnë së bashku në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe në forcimin e perspektivës evropiane.

Hasani theksoi se, Spanja është një aleate e çmuar e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut.

Takimi theksoi angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e BE-së dhe forcimin e lidhjeve të qëndrueshme me partnerët strategjikë.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›