E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasbajrami pranon lidhjet me xhihadin

Shqiptari nga Kosova i arrestuar një javë në marë në Aeroportin e Nju Jorkut ka pranuar se ai ishte i lidhur me xhihadin dhe planifikonte bashkëngjitjen me këtë grup terrorist.

27-vjeçari Agron Hasbajrami që jeton në Brooklyn ka pranuar para gjykatës njujorkeze se ishte pjesëtar i grupeve radikale dhe se i kishte dërguar mbi 1000 dollarë një organizate radikale islamike në formë të ndihmës për mbështetjen e detyrave të saj. Ai ka pranuar para gjykatës së dëshironte tu bashkëngjitej grupeve terroriste që vepronin nën petkun e islamit për të mbështetur xhihadin, duke shpjeguar se kjo ishte rruga më e mirë për jetën e tij në botën e amshuar.

FBI-ja kishte kontrolluar banesën e tij dhe kishte sjellë para gjykatës faktet, të cilat Agroni i ka pranuar si të vërteta.

Në kompjuterin e tij është gjetur informata me udhëzime nga grupi islamik, i cili kishte shpjeguar se ai duhej të organizonte vetë shpenzimet e udhëtimit si duhej të siguronte paratë për të blerë një armë. Po ashtu është gjetur një udhëzim mbi fluturimin e tij të sigurt për në Pakistan.

Agron Hasbajrami u arrestua disa ditë më parë në aeroportin Kennedy International, ku kishte rezervuar fluturimin për në Stamboll. Hasbajrami nuk është i lidhur me kërcënimet e mundshme të terrorizmit të drejtuara ndaj Nju Jorkut në shënimin e përvjetorit të 10 të sulmeve terroriste. Hasbajrami tha se kishte anuluar një udhëtim nga Neëark Liberty International Airport në gusht, pasi dyshonte mund të ishte zbuluar. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›