E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy deputetë largohen nga Vetëvendosje

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbetur me dy deputetë më pak. Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, anëtarë të Lëvizjes për Bashkim, janë larguar nga grupimi politik i Albin Kurtit në Parlament.  Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur e befasuar të hënën kur është informuar nga mediat se nuk do të kenë më 14 deputetë, por vetëm 12.

Dy deputetët e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, anëtarë të Lëvizjes për Bashkim, nuk do të jenë më pjesë e Grupit të Albin Kurtit në Parlament.   Ata tani do të jenë deputetë të pavarur që do të flasin vetëm në emër të Lëvizjes për Bashkim, subjekt politik që në zgjedhjet e fundit ka garuar në listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

Deputetët që u larguan nga Grupi i Vetëvendosjes nuk thanë asnjë fjalë të hënën, ndërsa Lëvizja për Bashkim ka paralajmëruar një konferencë për media të martën, ku do të jepen arsyet për tërheqjen e dy deputetëve të saj nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, burime nga Vetëvendosja shprehen se daljen e dy deputetëve nga grupi parlamentar e kanë marrë vesh nga mediat dhe sot do të Lëvizja Vetëvendosje do të shprehet zyrtarisht mbi zhvillimet e fundit. / Gazeta Express

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›