E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon delegacionin kosovar në Nju Jork

Në këtë darkë të organizuar nga delegacioni kosovar, ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj etj.

Gjatë darkës, të dy delegacionet diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it për vendosjen e doganierëve në kufirin verior, do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës.

Gjithashtu, dy delegacionet koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet për lobimin për njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës. /Start/

                                                                                             2011-09-19 16:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›