Hashani pranë Partizanit

Gjakovë, 18 gusht - Mbrojtësi i Vëllaznimit, Erdin Hashani, karrierën pritet ta vazhdojë në Shqipëri te skuadra e Partizanit. Partizani bën gara në kategorinë e dytë shqiptare. Hashanin në Partizan e ka ftuar trajneri i kësaj skuadre, Neptun Bajko. "Nuk kam nënshkruar ende kontratë me Vëllaznimin, pasi jam në bisedime me skuadrën e Partizanit të Shqipërisë. Trajneri Bajko më ka ftuar që t'i bashkohem skuadrës së tij. Ai më njeh pasi kemi qenë së bashku te Besëlidhja e Lezhës", ka thënë Hashani. Ai një kohë të gjatë ka bërë karrierë në Shqipëri. Në Kosovë ka luajtur edhe për KEK-un e Prishtinën.