Nga infarkti vdesin dy adoleshentë brenda 24 orëve

Tiranë, 18 gusht - Dy vdekje të rinjsh janë shënuar në zonat bregdetare të Shqipërisë, kurse si shkak është evidentuar ataku kardiak pas larjes në ujë.
Sot në mesditë rreth orës 14:00, në një resort turistik në Kavajë, ka vdekur si pasojë e një infarkti në zemër një i ri 17 vjeçar. Viktima quhet Arjol Kastrati dhe ai pësoi infarkt pasi doli nga uji i pishinës ku ishte hedhur minuta më parë për tu larë. Dëshmitarë të rastit tregojnë se i riu ra pa ndjenja në momentin që doli nga uji i pishinës, ku kishte notuar për pak kohë me shokë të tij.
Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një goditjeje në zemër.
Një ngjarje e njëjtë e rëndë ka shokuar pasditen e së martës pushuesit edhe në bregdetin e Ksamilit, kur një 14 vjeçare humbi jetën nga një atak kardiak pak sekonda pasi doli nga deti.