E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliqi e Saliagiqi kthehen te Prishtina

Prishtinë, 18 gusht - Behar Maliqi e Suad Saliagiq brenda javës do të kthehen te skuadra e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur të martën trajneri i kësaj skuadre, Ramiz Krasniqi. Maliqi e Saliagiqi kanë kërkuar angazhim jashtë vendit. Në javët e fundit ata janë provuar në disa skuadra evropiane, por nuk siguruan angazhim. "Kemi folur me dy futbollistët. Ata kanë thënë se do të kthehen brenda javës pasi nuk kanë arritur marrëveshje me skuadrat ku janë provuar. Ardhja e tyre është lajm i mirë për skuadrën tonë. Konkurrenca për një vend në ekip do të rritet dukshëm", ka thënë Krasniqi. Prishtina mposhti KEK-un me rezultat 1:0 në hapje të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›