E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e shoferit, hetim 3 administratoreve

Durres- Vdekja e shoferit te kamionit pas renies ne korrent i ka kushtuar tre drejtuesve te firmave private ne zonen ku ndodhi ngjarja. Policia e Durresit mori nen hetim ne gjendje te lire dy administratoret e firmes "Laqirko" dhe presidentin e firmes "Florada-Eka" qe kishte kontraktuar te paren per disa punime ne zonen ku ishte vendosur. Burime zyrtare thane se nen hetim jane vene Jani Q., 33 vjec, banues ne Arapaj, Agim L., 39 vjec, banues ne lagjen nr. 13, administratore te firmes "Laqirko" dhe Agim Ramadanaj, 44 vjec, banues ne Tirane, pronar i firmes "Florada-Eka". "Procedimi penal ndaj tyre filloi per vepren e "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune", pasi mengjesin e se enjtes, shoferi Myslym Dosti, ka gjetur vdekjen pasi ka rene ne rryme elektrike ne kohen kur ishte duke shkarkuar materiale me kamion", thuhet ne njoftimin e policise vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›