E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash drejt Italisë,pranga shoferit të kamionit

DURRËS- Një person është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 300 kg hashash.

Sipas policisë, bëhet e ditur se droga është kapur e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU në portin e Durrësit, që dyshohet se ka pasur destinacion Italinë.

Në pranga është vënë shtetasi Besnik Yzeiraj, 38 vjec, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij është gjetur edhe sasia e drogës- thonë burimet e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›