E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui: Statusi në pranverë? Varet nga impenjimi

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sekui, duke pranuar se integrimi i në BE mbetet prioritet i Shqipërisë ka theksuar se marrja e statusit në pranverë varet nga vullneti dhe impenjimi i politikës.

Gjatë një një intervistë për News24, Sekui ka komentuar sinjalet pozitive që vijnë pas marrëvehsjes mes pozitës dhe opozitës dhe inkurajon vazhdimin e punës për përmbshjen e kritereve dhe reformave që kërkon integrimi.

Kjo varet qartazi nga Shqiperia dhe të gjithe aktorët, nga vullneti i mirë, nga imenjimi, por edhe nga realizimi i progresit të besueshem te dukshëm dhe të qëndrueshëm , tha Sekuqi, në përgjigje të pyetjes nëse Shqipëria do të këtë një mundësi tjetër për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në pranverë.

Ai nuk ka bërë komente rreth deklaratës së Fatos Nanos se është gati të kandidojë për President, por ka shtuar se këto janë zhvillime që po ndiqen më shumë interes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›