E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashim Thaçi: Kuçi do vijojë të jetë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë

24-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri kosovar iu përgjigj interesit të mediave për riformatimin e qeverisë

Dorëheqja e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi nga këto dy poste qeverisëse ia ka hapur dritën jeshile riformatimit të qeverisë së Kosovës . Së shpejti do të ndryshojë kabineti qeveritar, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Hajredin Kuçin si dhe përmendi arritjet e tij në qeverinë e Kosovës.

“Ka patur një qëndrim të përbashkët me zhvillime interesante. Ka qenë diçka e re në Kosovë në këtë moment, pas 13 vjetësh bashkëpunim të ngushtë me Hajredin Kuçin dhe një nga njerëzit më të suksesshëm në qeveri; Kuçi ka instaluar një standard në Kosovë të përgjegjësisë morale dhe do vijojë të jetë një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë”- deklaori kryeministri kosovar nga Tirana, gjatë një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, ku temë e bisedimeve ishin dhe situata politike në Shqipëri dhe Kosovë, përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, forcimi i bashkëpunimit mes dy vende për të ardhmen evropiane dhe festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›