E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasmëria vrau policin, arrestohen dy vëllezër nga Mamurrasi

Kapshticë- Kanë rënë në prangat e policisë autorët e vrasjes së oficerit të burgut 313 një ditë më parë në kryeqytet.

Mësohet se një prej vëllerëzve të familjes Xheçukaj është arrestuar ditën e djeshme në Mamurras teska sot në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar Beqir Xheçukaj teksa po përpiqej të kalonte ilegalisht kufirin.

Një ditë më parë polici Ymer Hajdari u qëllua për vdekje pranë banesës së tij teksa policia raportoi se pista kryesore e hetimit është ajo e hasmërisë, pasi nipi i Hajdarit kishte kryer një vrasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 kur Ymer Hajdari është qëlluar me armë zjarri pranë Unazës së Re teksa po dilte nga shtëpia me automjetin e tij tip Seat me targa AA 762 AD.

Mendohet se 54- vjeçari Hajdari po dilte me makinën e tij personale nga pallatet e unazës për në rrugën kryesore për të shkuar në punë. Personat i kanë bërë pritë dhe e kanë qelluar me tre plumba.

Polici është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit të cilëve u kishte bllokuar rrugën me makinën e tij. Sipas të dhënave paraprake të policisë vrasja mund të jetë bërë për motive hasmërie. Pasi vitin e shkuar një nga nipat e Hajdarit ka eleminuar një tjetër person në Mamurras, por tashmë vuan dënimin në burgun e Lezhës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vritet me armë zjarri polici i 313-ës, dyshohet për hasmëri Tiranë- Një oficer i burgut 313 të Tiranës ka mbetur...
  2. Fier, arrestohen dy vëllezër për vrasjen e 66-vjeçarit Fier – Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin...
  3. Vrasja në Korçë, arrestohen 2 vëllezër Korçë – Policia ka arrestuar dy vëllezër të cilët mendohen...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›