E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci e Tërbuni, fitore në transfertë

Java e 14-të e Kategorisë së Parë prodhoi rezultate interesante.Gramozi i Ilir Qirjakos barazoi 1-1 në shtëpi me Kastriotin e Ramazan Ndreut. Për kolonjarët shëoni braziliani Oliveira  në minutën e 25-të me penallti, ndërsa për krutanët realizoi gjashtë minuta më pas, zimbabviani Ziambo (31’). Gramozi vuajti jo pak mungesën e goleadorit brazilian Dos Santos, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen paraardhëse me Skënderbeun.

Turbina e Sinan Bardhit fitoi 3-1 me Burrelin e Lulëzim Kolës: Sadiku (7’, 89’), Begolli (32’) shënuan për cërrikasit, ndërsa Vogli (66’) realizoi golin e vetëm për burrelasit. Laçi i Edi Martinit fitoi në fushën asnjanëse me Luftëtarin e Andrea Çullit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Zharkalliu (80’). 

Besëlidhja e trajnerit Alban Bruka fitoi 1-0 me Skraparin e Edmond Dalipit, falë golit të Grudës në minutën e 30-të. Sopoti i Besnik Kolës e Dajti i Përparim Daiut e mbyllën takimin midis tyre pa gola në Librazhd.

Naftëtari i Iljaz Haxhiajt vijoi ecurinë negative, duke humbur në shtëpi 0-3 me Tërbunin e drejtuar nga Ylber Zani: golat u realizuan nga ish-futbollistët e Vllaznisë, Ahi (13’, 63’) dhe Tafili (65’).

Një fitore të bukur realizoi edhe Ada me Bilishtin: 3-1. Për velipojakët shënoi një tregolësh Hajdari (22’, 28, 78’), ndërsa për devollinjtë e drejtuar nga Luan Deliu shënoi Drazhani (78’).

Të dielën do të luhet derbi Pogradeci-Skëndërbeu, dhe skuadra korçare i ka të gjitha mundësitë në rast fitoreje të shkëputet plot 7 pikë nga Gramozi e Laçi (të dyja nga 26 pikë).

KATEGORIA E PARË
JAVA 14, 13.12.2008

Ada-Bilisht Sport     3-1             
Besëlidhja-Skrapari    1-0
Naftëtari-Tërbuni     0-3
Sopoti-Dajti        0-0
Turbina-Burreli        3-1           
Gramozi-Kastrioti     1-1
Luftëtari-Laçi        0-1
Pogradeci-Skënderbeu     14.12

E Diele, 14 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›