E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR,Madhi: Raporti i OSBE-së, legjitimon procesin zgjedhor

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha për mediat se "raporti i OSBE-ODIHR ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili legjitimoi procesin zgjedhor në vend”. "Ky raport vlerëson se zgjedhjet shënuan përmirësime të ndjeshme dhe plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe të akteve të tjera ndërkombëtare", tha Madhi.

Duke iu referuar qëndrimit të opozitës për këtë raport, Madhi u shpreh se "është e pafalshme që në emër të interesit të saj politik, PS i drejtohet opinionit në mënyrë spekulative, duke deformuar konkluzionin final të raportit, si shprehje të vlerësimit negativ për zgjedhjet në Shqipëri”. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›