Rama: Tre ligjet i votojme nese hyjne ne fuqi ne shtator
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka pranuar dje se eshte gati te votoj tre ligjet e integrimit, me kushtin e vetem qe ato te hyjne ne fuqi ne muajin shtator. “Jemi te gatshem t’i pergjigjemi kesaj ftese per kompromis nese pranohet opsioni qe keto ligje te hyjne ne fuqi pas zgjedhjeve dhe kur te filloje parlamenti i ri”, tha kreu i PS-se. Ne intervisten dhene mbreme gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan, Rama ka folur per incidentin e ndodhur ne Vjene me djalin e Neritan Cekes, Egin Ceka. Ai tha se nuk e ka kapur nga veshi dhe se Ceka e i eshte drejtuar me nje fjalor te papershtatshem. Rama ka folur dhe per koalicionin me LSI, duke perjashtuar mundesine e hyrjes se kandidateve te kesaj force ne listat e PS. Ne lidhje me listat e deputeteve, Rama la te kuptohet se mund te jete kandidat per deputet ne Qarkun e Vlores, ndersa paralajmeroi ndryshime ne grupin parlamentar te PS.
Aldo Lipe me thoshte ne mengjes se te gjithe ne Klan duhet te vijme me kapuc se do na kape veshet Rama...
Ti ke ardhur pa kapuc dhe po te dua mund ta shkul veshin.
Cfare ndodhi ne Vjene?
Une e kam shpjeguar qe diten e pare, permes Zyres se Komunikimit te PS. Ka qene nje takim i gjate me shume pyetje-pergjigje....
Eshte nje incident qe duhet te pergjigjeni...
Duhet te biem dakord nese ka ndodhur apo jo keshtu. Ne radhe te pare, ajo qe ka ndodhur ka qene shprehja me kuptimplote e asaj qe eshte sot, trupi diplomatik. Nje trup diplomatik qe nuk eshte ne sherbim te atdheut, nuk eshte ne sherbim te perfaqesuesve te ketij vendi kur ata udhetojne ne vendet perkatese, qe nuk eshte ne sherbim te qytetareve.
E kishit njoftuar trupin diplomatik qe do te ishit atje?
Ky trup eshte i ndertuar mbi baze tarafesh e klanesh politike per te strehuar dhe akomoduar njerez gjysme te deshtuar.
Pse eshte jo profesionale, qe ishte nje diplomat ne takim dhe ju tha te mos fyeni diplomatet?
Jo, ka thene fjale fyese, jashte cdo kornize te aktivitetit te tij si perfaqesues i trupit diplomatik ne raport me kreun e opozites. Personi aty shfaqet si nje provokator i nivelit me te ulet. Duke shkelur etiken jo te nje diplomati, por edhe etiken e nje qytetari. Absolutisht nuk ka pasur asgje per t’u shenuar ne sjelljen time, pervecse kerkeses disa here te perseritur, qe ai te largohet. Sepse vuri ne pozite te veshtire jo vetem mua dhe njerezit te tjere te pranishem ne ate salle, me sjelljen dhe fjalorin e tij.
Dhe ju e larguat per veshi?
Nese ju perfytyroni qe une e kam larguar per veshi, kjo vlen per te bere nje material multiplikativ, por jo pasqyrimin e asaj qe ka ndodhur.
Te ndjekim deshmine e Egin Cekes qe ka dhene?
Te behemi serioze, kjo eshte nje deshmi qe me kaq fjale sa u thene tregojme se nuk kemi te bejme me nje diplomat. Por kemi te bejme me nje person qe nuk di fare se per cfare eshte atje, se cfare perfaqeson dhe sesi duhet te sillet. Ne menyren me kuptimplote, ajo deshmi tregon se kemi te bejme me nje nivel mizerabel. S’ka sesi te jete kur trupi eshte mbushur me kalamaj, dhendure. Mjafton tu them se vellai i Topallit shkon ne Milano, dhenderi i Topallit shkon ne Paris bashke me vajzen. Gruaja e Ministrit te Jashtem ne Ministrine e Jashtme. Ne dime mjaftueshem per cka kemi detyre te dime, qe ne trupin diplomatik kemi te bejme me nje hordhi dhenduresh, kalamajsh qe me demek sherbejne ne emer te Shqiperise. Ka dhe me.. mbesa e Sokol Olldashit... doni te vazhdoj, gruaja e Halim Kosoves, etj. Ky eshte trupi diplomatik i Shqiperise, keta jane njerez qe ankohen se ju shkulen veshin. Kjo nuk ka ndodhur! Ketu ceshtja nuk eshte se ju shkul apo s’ju shkul veshi ketij birbos. Mos qesh Fevzo, kjo eshte dicka e pabesueshme...
A ju thane se ishte djali i Neritan Cekes, keni ngrene ne shtepine e tij?
Mund te kishte ndodhur qe te kem ngrene, por nuk kam ngrene. Rendesi ka cfare corbe ka ngrene Neritan Ceka qe vajti atje ku ka vajtur. Ai u prezantua si nje provokator dhe si nje njeri pa asnje disponim etik. Letra e Cekes eshte bere si qytetar, ne kohen qe eshte ambasador. Si ka mundesi qe ngrihet babai dhe shkruan leter per djalin 37 vjecar. Une s’e dija qe ishte djali i mikut, se mbase dhe mund t’ia kisha shkulur veshin. E dyta, une Neritan Ceken nuk e kam me mik.
E ke pasur?
Po e kam pasur, por nuk e kam me.
A keni te drejte te fyeni cdo diplomat?
Eshte e gjitha e incizuar dhe mund ta shihni nese kam fyer njeri. Kam thene qe trupi diplomatik eshte ne gjendje skandaloze. Jane shqiptaret qe jetojne atje dhe e kane duartrokitur, sepse e dine se me ke kane te bejne.
Nje miku yne thoshte se te kane kapur per veshi qe te vogel (Artan Hoxha)?
Ne fakt qe te vogel kane kapur per veshi Artan Hoxhen dhe ndaj s’u be president. Domethene vazhdon spiunon. Nese nje thote qe e kane kapur per veshi qe te vogel, ne fakt tregon nje informacion. A se ka kapur per veshi sigurimi i shtetit dhe s’u be president? Une nuk thashe se nuk kam kapur per veshi njeri, po nuk kam kapur kete djalin qe me thua. Sot te njesia nr. 5 kapa nje djale, e keni dhe ne kamera.
Pse nuk shkoni ne komision hetimor?
I bie qe mbi cdo hipoteze te ngreme nje komision hetimor. I bie te ngreme dhe nje per ty.
Une s’kam kapur njeri per veshi...
Po mire mund te themi nje gje tjeter. Komisionet ngrihen per ceshtje qe lidhen me zbatueshmerine e ligjit. Komisionet ngrihen mbi bazen e fakteve. C’lidhje ka deshmia ime, me ligjet e Shqiperise. Ne cilat ligje hyne. Komisioni hetimor ngrohet, po ta shpjegoj per kulture demokratike. Je i pakulturuar...
Po te komisioni i Olldashit shkuat?
Isha, por kjo eshte nje farse per te terhequr per hundesh ne drejtim te paditur publikun, nderkohe qe publiku duhet te fokusohet ne ceshtjen e 23 qershorit.
Do shkoni ne komision?
Nuk kam asnje pune me kete komision. Eshte nje farse. As une dhe asnje nga ne nuk ka pune, eshte farse. Eshte shkelje flagrante e etikes parlamentare, jo me e Kushtetutes, ky eshte fundi i turpshem i nje legjislature te nisur me zgjedhje te vjedhura dhe te mbyllura, me Kastriot Islamin dhe nje tufe njerezish te tjere.
Pjesa me e madhe e diplomateve jane emeruar nga Meta, Haxhinasto, Panariti. Kush e mban pergjegjesine?
Nuk mund te fajesoni dot LSI-ne se daja, vellai apo kusheriri i Jozefines eshte vendosur ne sherbimin diplomatik. Ne do te kalojme ligjin antinepotizem.
C’po ndodh me lisat e PS?
Do jene ne kohen duhur.
Sa mbeten jashte nga grupi i PS?
Nuk i kam numeruar, nje numer i vogel.
Do kete prurje te reja?
Mbase po mbase jo.
Kane ngjallur pakenaqesi?
Me shume se pakenaqesi kam konstatuar pergjegjshmeri dhe do te doja te shprehja nje vleresim per disa deputete, te cilet kane pranuar pa asnje problem qe te bashkepunojne me mua per te thyer kete mitin brenda listes, jashte listes. Bashkerisht te promovojme filozofine tone qe ne jemi nje skuader. Kjo nuk eshte beteje per te punesuar 70 veta ne Kuvend. Kjo eshte nje beteje per te zgjedhur nje qeveri qe nuk do te gezoje mandatin e deputetit. Pra cdo deputet, do e kaloje mandatin te pasardhesit. Dy te fundit qe kam takuar, Ilir Bejtja dhe Agim Leken, dy njerez qe gezojne respektin me te madh qe kane qene nder ata qe me inauguruam te shkojme perpara dhe te thyejme mitin: “Brenda listes ne parajse dhe jashte listes ne ferr”.
Pse do t’i hiqni nga deputete, ministrat?
Shkoni pyesni ne Kosove si funksionon legjislativi.
Marrim z. Majko, e beni minister, me pas e hidhni ne rruge?
Nuk funksionon keshtu PS. Kjo eshte cmenduri.
Keni dy vite qe keni ngritur tezen e votimit te emigranteve? Nderkohe qe Berisha...
Si mundet nje gazetar serioz te beje kete pyetje. Ca eshte kjo loje rraqe rraqe shiko, sa gishta jane ketu....
Perse jo?
Si mund te behet votimi i emigranteve per dy muaj. Eshte kaq e thjeshte te behet ajo infrastrukture? Besoni se dhendri i Jozefines, nipi i Berishes do te numeronin votat dhe do te ishin ne rregull votat...
Tre ligjet ia premtuat dhe Metes? Do t’i votoni?
Asnjehere s’i ka kerkuar dhe asnjehere s’ia kam premtuar votimin e tre ligjeve Metes. Nderkohe qe sot, kreu i LSI ka bere propozim per nje kompromis per kalimin e dy ligjeve, sepse e treta s’eshte ligji eshte rregulloja e Parlamentit, qe te votohen dhe te hyjne ne fuqi me Parlamentin e ri dhe mua me ben sens. Sepse nuk ka pse qe gjithe periudha e veres te perdoret... kur jemi ne tranzicion pushteti, sepse keta do te humbin dhe ne do te fitojme. Ne jemi te gatshem t’i pergjigjemi kesaj ftese per kompromis dhe te votojme nese pranohet opsioni qe keto ligje te hyne ne fuqi pas zgjedhjeve dhe kur te filloje parlamenti i ri.
Do e propozoni te henen kete, sepse vetem te henen mbetet te kete Kuvend?
Eshte nje pakete qe sot e kam marre nga zyra e shtypit si propozim i LSI. Nuk e kishim diskutuar kete gje, por eshte konform principit tone.
Nuk e kuptoj sesi nje force qe eshte shqiponje diten qe s’eshte ne koalicion me ju behet sorre? Ju u jepnit njerez per te mbushur sallat?
Nuk i kam dhene ndonje njeri. AK ishte nje force qe u shfaq si force opozitare, si nacionaliste, me eksese te papelqyeshme. Une e kam thene qe ajo doli si nje force djathtas. Spahiu vjen nga preri i Saliut, ka qene kryetar i KQZ ne vitin 1996. Me pas e kam pare te forcohet si nje fenomen antiregjim dhe me pas kam thene se mbetet per tu pare nese eshte shqiponje apo eshte sorre.
Spahiu tha se kishte folur me ju para incidentit ne Vjene, rreth 20 minuta?
Ja urdhero, edhe ai me Bardh Kadillin me komisionin.
Si kane qene negociatat me LSI?
Kemi bere negociata shume te gjate, shume serioze. Kemi kembyer ne vijimesi edhe letra te shkruara. Te gjitha negociatat kane pasur veshtiresite e veta, por negociata te tilla si me Aleancen Kuq e Zi me vjen zor t’ua tregoj. Do te tregoj disa, sepse disa jane banale. Damian Gjiknuri ka qene pergjegjesi per negociatat dhe cdo dite qe kalonte ishte e qarte se kishim te benim me provokacion. Damiani thoshte: Kryetar keta nuk duan koalicion. Nje propozim i tyre ishte: Te bashkojme Shqiperine me Kosoven ne mandatin e pare. Te ngrijme marredheniet me Greqine derisa te hiqet ligji i luftes.
Po ata e kane kete ne program?
Dakord, por po flasim per marreveshje koalicione me nje parti si PS qe do te udheheqe shumicen, nuk flasim per propagande. Keto dy momente do ishin marria e nisjes se luftes se ftohte ne Ballkan. Nje koalicion nuk behet per te imponuar programin tend. Nje tjeter kerkese ishte: Te arrestohet Sali Berisha brenda 100 ditesh, domethene ta bejme dhe martir Sali Berishen. Partia e pare dhe partia e dyte negociojne per emrin e kryeministrit. Kryetaret e dy partive nuk mbajne me shume mandate. Kjo ishte letra dhe matane tyre behej biseda: Varja atyre kerkesave ne leter, po duam 5 deputete. Po pese deputete qe te jene tanet. Keto te tjerat i zgjidhim ne. Te kemi tre femra ne listat e deputeteve.
Ca te keqe ka?
Po them se po kerkoheshin kacube per t’u fshehur shqiponjat dhe me pas te dilnin ne krahun tjeter.
Kryetaret e partive te koalicionit do te jene ne lista?
Do te shikoni ne fund kur te dale lista.
Ku do te kandidoni? Eshte e vertete qe do te jeni ne Vlore?
Nuk e kam vendosur. Kam shume ndikim nga disa qarqe me disa qarqe, por nese do te zgjidhja qe do te shkoja ne nje qark tjeter, padyshim qe ky qark do te ishte Vlora.
Koalicioni i LSI, pse zgjodhet Shkodren dhe ka pasur kritika per pranine e pasuesit te Miladin Popovicit?
Eshte nje spekulim shume i ulet i Saliut per te luajtur me njerezit ne Kosove, duke thene qe beme nje marreveshje dhe per kete thirrem pasardhesit e Dushan Mugoshes, se keto punet e partise ai i di mire. U be ne Shkoder se per here te pare ne Shqiperi organizuam konferencen e PSE per Ballkanin dhe me qe ne mbledhjen e meparshme u percaktua qe do te behej ne Mal te Zi, u diskutua qe te behej me dy seanca, nje ne Shkoder dhe nje ne Budva. Ne konference jane te gjitha partite e majta te Ballkanit, perfshire dhe ate te presidentit Tadic.
I kerkuat falje z. Meta per akuzat qe i kini bere?
Aleanca PS-LSI nuk eshte ngritur per te rishikuar te kaluaren. Palet kane pjesen e tyre te historise. Ky bashkim eshte forcim i se majtes. Bashkimi me LSI ka dy qellime, afatshkurter; fitoren e zgjedhjeve, kthimin ne normalitet te ketij vendi dhe afatgjate; qe kjo aleance te realizoje futjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
A ishte kapitullim para PD qe moret LSI? A deshtuat ta mundi PD?
LSI eshte kthyer ne shtepine e vet.
Ka qene e montuar videoja e Ilir Metes?
Perfytyroni nje moment sikur te ushqenim opinionin me materiale nga e kaluara e dy njerezve qe drejtojne sot politiken. Politika eshte instrumenti qe na ka dhene mencuria e mendjes njerezore per te permiresuar jeten tone te perbashket.
Ishit takuar me z. Meta me pare?
Kemi biseduar me Meten qe te ngjala.
Do kete njerez te LSI ne listat e PS?
Ajo qe eshte thene ne shtyp eshte e pavertete. Nuk do te kete ne listat e PS 3-4 deputete te LSI.
Kush do te jete kryeminister. E keni diskutuar kete gje me Meten?
Sondazhet qe kemi bere javen e shkuar jane spektakloare. S’kemi pasur asnje arsye te bisedojme me Meten per kete, sepse eshte e qarte qe forca e pare e koalicionit ka te drejten te zgjedhe kryeministrin.
A do t’i zevendesoni anetare e KQZ? Cila eshte zgjidhja?
Nese do ta mbaje KQZ keshtu la ta mbaje, per ne eshte shume e qarte qe kjo eshte nje organizate partie qe funksionon nen udhetaret partiake, por ne nuk japim asnje kontribut per t’i dhene kesaj organizate ngjyrat e nje pluralizmi inekzistent. Nese kjo KQZ do te beje lojerat e KQZ te kaluar eshte kaq e zbuluar sa pasojat do te jene te paimagjinueshme ne raport me popullin sovran. Ne kemi kerkuar qe thjesht te kemi nje dialog dhe KQZ te kete legjitimitetin. KQZ duhet te riformatohet.