E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne Australi

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në Australi për një vizitë që pritet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve ushtarake. Ai pritet të përforcoje planet për të fituar akses më të madh në bazat ushtarake australiane.

Analistët thonë se SHBA e sheh Australinë si një aleat kyç rajonal për forcimin ushtarak .Vizita vjen në një kohë që të dy vendet shënojnë dhe 60 vjetorin e aleancës së sigurisë.

Ai u prit në kryeqytetin Kanberra nga Kryeministrja Julia Gillard. Pas bisedimeve të dy krerët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi dhe më pas do të kenë një darkë së bashku.

Më vonë ai do të vizitojë një memorial për të nderuar ushtarët e SHBA-së dhe Australisë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›