Havier Solana, shefi i ri i misionit të strategjisë spanjolle për sigurinë
Qeveria e Spanjës caktoi ditën e mërkurë Javier Solanan si shef të misionit të strategjisë spanjolle për siguri.
"Qeveria aprovoi marrëveshjen për strategjinë spanjolle për siguri,"- theksohet në deklaratën për shtyp dhe shtonte se Solana është përgjegjësi që do të udhëheq procesin e kësaj strategjie.
Me arsim fizikant, Solana, deri më 1 dhjetor 2009, ushtroi për dhjetë vite funksionin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Para kësaj experience të gjatë, nga viti 1992 e deri në vitin 1995 ishte shef i diplomacisë spanjolle, ndërsa nga viti 1995 deri në vitin 1999, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.