Indi/ Mësuesi e godet në kokë, vdes nxënësja
Goditja e e fortë e mësuesit në qafë ka rezultuar fatale për një nxënëse indiane, e cila ka ndërruar jetë pak orë më vonë. Vogëlushja Akansha Chauan kishte harruar librin në shtëpi dhe ia shpjegon këtë mësuesit, por ky e godet fort pas qafe duke i shkaktuar asaj vdekjen. Nxënësja e klasës së tretë jetonte në një fshat të Saraikhatit, dhe atë ditë , kur ndodhi edhe ngjarja, kishte shkuar si zakonisht në shkollë, por kishte harruar librin.