E Diel, 1 Nëntor 2026

Krajanov: Kosova do të hapë ambasadën në Shkup brenda muajit shkurt

Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Krajanov ka bërë të ditur se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Shkup brenda muajit shkurt. Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë, dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera", ka deklaruar për mediat ambasadori Krajanov.
Ai theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është prioritet i Maqedonisë në Kosovë dhe u angazhua që kompanitë nga ky vend të marrin punë në ndërtimin e infrastrukturës së Kosovës. Kosova dhe Maqedonia i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në muajin tetor, menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›