E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhi “shuan” parashikimet, pak të prekur me grip derri

Ministri saudit i Shëndetësisë tha se gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm pesë raste që kanë humbur jetën nga A(H1N1) nga 73 raste të regjistruara me infeksionin e këtij virusi.

Në njoftimin e publikuar nga televizioni Al Arabiya, ministri Abdullah bin Abdul-Aziz al-Rabeeah deklaroi se pesë pelegrinë kishin humbur jetën si pasojë e virusit gjatë ditëve të zhvillimit të haxhit, që nisi të mërkurën e javës së kaluar.Rreth 1,6 milionë pelegrinë erdhën nga e gjithë bota këtë vit për të ndjekur pelegrinazhin e  haxhit, rituali fetar më i madh i përvitshëm në botë dhe një obligim për moral për të gjithë besimtarët myslimanë që duhet ta kryejnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Ekspertët e sëmundjeve nga SHBA-ja dhe vendet arabe, përfshi Arabinë Saudite, deklaruan se ekzistonte mundësia që valë të reja të infeksionit nga A(H1N1), të cilat të përhapeshin nga pelegrinët të udhëtonin nga Meka dhe drejt saj për haxhin e këtij viti, do të presiononin ndjeshëm sistemin shëndetësor në botë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›