E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç konfirmon Muratin, por jo Taren

Irgis Hysenaj
Trajneri i kombëtares shqiptare Oto Baric shprehu keqardhjen për mungesat në kombëtare të disa prej titullarëve "kuqezinnj". "Ne kemi përpara një miqësore me Anglinë, që është një skuadër shumë e fortë. Shpresoja shumë të kisha disa nga lojtarët në dispozicion, por nuk do t'i kem ata. Nga Ukraina doja të merrja Beqirin, Dallkun e Currin, por vec tyre do të na mungojnë edhe Bogdani, Cana e ndoshta edhe Lala. Megjithatë Anglia është një test shumë i rëndësishëm, pasi ne nuk luajmë shumë ndeshje miqësore. Kemi përpara Luksemburgun dhe aty na duhen dy fitore". Barric gjithashtu konfirmoi ripërfshirjen e Ervin Skelës dhe Edvin Muratit në përfaqësuesen shqiptare. Kroati e quajti një ‘problem të vogël' deklaratat e Muratit ndaj tij dhe mosmarëveshje Ndërsa mosaktivizimi i Igli Tares me skuadrën e Lacios ka qenë arsyeja kryesore e mospërfshrijes së tij në këtë miqësore. "Skelës dhe Muratit do t'u jepet një tjetër shans dhe ata duhet të tregojnë veten. Unë e di që Murati nuk ka folur shumë mirë për mua, por ky është një problem shumë i vogël. Nëse ai nuk luan mirë ndaj Anglisë dhe Luksemburgut, atëherë ky është një problem"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›