E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo: Do të dal vetë në aeroport të pres Shevchenkon!

- Mbas asaj sfide të mrekullueshme ndaj Manchesterit, njeriu simbol i Milanit dhe i futbollit italian, Ivan Genaro Gatuzo, ka qenë i zgjedhuri nga ana e redaksisë së kanalit privat Milan Channel për emisionin "Segni Particolari" i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij stacioni, Mauro Suma .
Duke folur për tema të ndryshme në studio, gazetari në fjalë i ka bërë një pyejte disi prekëse Rinos duke e thënë se cfarë do të thotë për ty që në Athinë në tribunë do të jetë një tifoz i vecantë i Milanin (Shevchenko) për të ndjekur finalen e Championsit ndaj Liverpulit.
Gatuzo i është përgjigjur se do të jetë dicka fantastike nesë me të vërtetë Sheva do të jetë i pranishëm në këtë finale, pasi dhe ai si ne e ka pengun e jetës mënyrën se si e humbën ne atë finale.
Më pas numëri 8 i Milanit është shprehur se të gjithë duhet të jemi realistë, Sheva ka bërë një zgjedhje të gabuar dhe tashmë është penduar për këtë dhe se sipas tij ukrainasi është shumë pranë rikthimit tek Milani dhe se nëse do të ndodh dicka njerëzit duhet të jenë të qetë dhe ta pranojnë sërisht tek Milani, pasi ai gjysmën e e zemrës e ka ende kuqezi. Por për momentin nuk them se është gjithcka e sigurtë, pasi Shevchenko është ende një futbollist i Chelsea.
Me tej Rino ka folur dhe për fjalët që qarkullojnë në mediat italiane dhe jashtë saj, ku flitet se Gatuzo dhe Maldini janë kundër rikthimit të Shevchenkos në Milano, mesfushori energjik është shprehur se unë do të jemë i pari që do të dal ta pres në aeroport nëse Sheva do të kthehet serisht pranë nesh.
Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›