E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhi mungon në derbin me Omonian

Dëmtimi

Altin Haxhi nuk do të jetë pjesë e APOEL Nikosias për derbin e së dielës kundër Omonias. Mesfushori shqiptar ka pësuar një problem fizik, i cili e ka detyruar të qëndrojë jashtë sfidës së shumëpritur të kryeqytetit qipriot. Stafi mjekësor i APOEL-it ka njoftuar se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë në gjendje të vihet në shërbim të trajnerit Ivan Jovanoviç. “Mungesa e Haxhit për ndeshjen e së dielës me Omonian është e konfirmuar. Lojtari do të vazhdojë stërvitjen e diferencuar për t’u rikuperuar nga problemet muskulore”, pohuan burime zyrtare pranë klubit të ishullit të Afërditës. Gjirokastriti është një prej elementëve kryesorë të skuadrës, megjithatë sezoni i tij ka qenë me shumë ndërprerje. Omonia kryeson kampionatin pas 25 javëve të para me 59 pikë të grumbulluara, ndërsa APOEL-i renditet në vendin e dytë, me 4 pikë më pak.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›