E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumenige: Short interesant. Ferguson: Sfidë e vështirë

Bajern-Man. UTD

Sfida Bajern-Mançester, cilësohet si përballja më e fortë e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, prej historisë që kanë dy klubet. “është një short i vështirë, por mjaft interesant”, deklaroi Karl-Hainc Rumenige, presidenti i gjermanëve. “Mançesteri është një prej skuadrave më të forta në qarkullim, ata cilësohen si favoritë, por kjo është pjesë e lojës: të japësh maksimumin për të mundur favoritët. Nëse dëshirojmë të kualifikohemi duhet të japim më të mirën, ndoshta edhe më tepër”. Ndërkohë, edhe Sër Aleks Ferguson e ka vlerësuar kundërshtarin e ardhshëm në Champions. Trajneri i Junajtid deklaroi: “Historia e ndeshjeve të mëparshme tregon se na pret një përballje e vështirë. Mendoj se do të krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme. Shpresoj t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë mënyrë do të kemi shanse të mira për t’u kualifikuar”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›