E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiaj, dosja e pronës në gjykatë. Rrezikon të humbasë të drejten e atësisë

Një ditë pas tentativës për t’u hedhur nga tarraca e një pallati në kryeqytet bashkë me fëmijet e tij, në shenjë proteste për pronën e humbur, Ferik Haxhia është paraqitur sot në Gjykaten e Tiranës. Me nje zarf ne dore, ku duket se ka dokumentacionin e pronave qe pretendon, Haxhia, sebashku me djalin e tij te vogel, ka qene ne ambjentet e gjykates, duke iu pergjigjur sugjerimit te dhene nga specialistet e Ministrisë së Drejtësisë per plotesimin e dosjes dhe kerkeses e cila do te shqyrohet me pas per te gjetur nje zgjidhje ligjore.

Ndersa dje ka patur te gjithe vemendjen e mediave dhe opinionit, sot ai eshte perpjekur te shmange kamerat. Nderkaq burime zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë bejne te ditur per Alsat se ka nisur hetimi administrativ, per te konstatuar parregullesite e mundshme qe e kane perjashtuar ate nga e drejta e prones.

Policia vazhdon hetimet, ndonese paraprakisht nuk ka dyshime se ai ka dashur te kryeje vetevrasje. Juristet te pyetur per protesten e djeshme te Haxhiaj jane te ndare ne dy grupe: disa prej tyre pretendojnë se ai ka konsumuar veper penale per te cilen duhet te mbaje pergjegjesi, ndersa te tjere e konsiderojne ate thjesht si forme proteste.

Nderkaq, perfaqesues te organizmave qe merren me femijet dhe te drejtat e tyre, jane te mendimit se menjehere Sherbimi Social duhet te nderhyje per te rishikuar ne se ka shkelur te drejten prinderore. Por ky institucion e percakton se kujt i kalon kujdestaria e femijeve, nese gjykata me kerkese te prokurorise do te vendose tia heqe Ferik Haxhise te drejten prinderore per incidentin ku perfshiu 3 femijet e tij te mitur.

Ferik Haxhia e ndermoi kete proteste, pasi sipas tij, i eshte mohuar e drejta e parablerjes se prones se tij, ndersa ne vitin 2000, Gjykata e Shkalles se Pare rrezoi kerkesen e tij per njohjen si pronar.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›