E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama me vendet e EJL, Meta: Shqipëria nuk u anashkalua

Zevendeskryeminsitri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta komentoi takimin qe presidenti amerikan Barak Obama do te zhvilloje me kreret e 11 shteteve te ish-bllokut komunsit dhe anetare te NATO- s. Sipas shefit te diplomacies Meta, Shqiperia nuk eshte pjese e ketij takimi jo se eshte e perjashtuar por per shkak te axhendes qe kjo nisme e zotit Obama ka.

"Cdo gje ka te beje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje, dhe njekohesisht ka te beje dhe me te kaluaren, ku Shqiperia nuk ka lidhje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje dhe dua tju siguroj se marredheniet e Shqiperise me SHBA jane te shkelqyera dhe Shqiperia eshte nje nga aleatet me te besueshem te SHBA dhe NATO-s ne rajonin e Europes Juglindore", tha Ilir Meta, zv.Kryemin, Min i Jashtem.

Nderkohe Ministri i Jashtem Meta vleresoi edhe deklaraten e nje dite me pare te eurodeputetes Doris Pak e cila sipas tij eshte nje tregues i qarte se Shqiperia brenda ketij viti do te perfitoje nga liberalizimi i vizave.

"Shqiperia jo vetem ka bere progres spektakolar ne procesin e liberalizimit te vizave, qe njihet nga te gjithe dhe e konfirmoi dhe delegacioni i europarlamentareve te Evropes Juglindore pak dite me pare ne Tirane, po absolutisht eshte plotesisht e sigurte qe Shqiperia do ta fitoje liberalizimin e vizave brenda ketij viti, per shkak te progresit te jashtezakonshem qe eshte bere ne te kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave ", vijoi Meta.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›