E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet bosh në Gjykatën e Lartë. Gumi: Vonesa e patolerueshme. Jaho: Topi konform ligjit

Maxhoranca e quan të pajustifikueshme vonesën e presidentit për të dekretuar dy anëtarët e munguar të Gjykatës së Lartë. Që prej tetorit ky institucion funksionon pa 2 anëtarë të tij, numër që pritet të shtohet në maj për shkak të skadimit të mandatit të 2 gjykatësve të tjerë.

“Të gjithë jursitët në republikën e Shqipërisë bien dakort që vonesa në emërimin e vendeve vakante është vonesë e pajustifikuar, për më tepër kur është periudhë disa mujore. Në gjithashtu biem dakort në interpretim të gërmës dhe të frymës së kushtetutës që nuk duhet të lihet qoftë edhe 24 orë vendi vakant. Pra institucionet duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që brenda afatit kohor të mbarimit të mandatit të merren njëkohësisht masat respektive që me mbarimin e këtij mandati të nesërmen institucioni të ketë pasardhësin e tij” thotë Gumi.

Por sipas konstitucionalistit Njazi Jaho, nuk ka asnjë afat ligjor që të detyrojë presidentin të nxitojë në këto emërime.”Për presidentin nuk ka afat kushtetues apo afat ligjor. Bllokohet ose nuk bllokohet puna varet nga përbërja që mbetet në Gjykatën e Lartë dhe nga volumi i punës. Kur ka një vonesë të theksuar puna pengohet. Nuk është kreht normale. Përsa i përket çështjes se sa pengohet, si pengohet këtë përgjigje mund ta japë vetë më mirë Gjykata e Lartë” thotë Jaho.

Përvec propozimeve për në Gjykatën e Lartë, kuvendi është në pritje dhe të 6 dekreteve të tjerë të presidentit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët gjithashtu duhen zëvëndësuar brenda majit.
Kushtetuesja shpesh është kritikuar nga maxhoranca për vendimet e saj në konflikt interesi. Rrëzimi i 4 neneve të ligjit të transportit të zyrtarëve nga kjo gjykatë ka marrë të njejtin koment. ”Edhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese shqyrtoi një ligj i cili ishte në konflikt interesi” thotë Gumi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›