Krasniqi në Tiranë, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë
Marrëdhëniet Shqipëri– Kosovë ndodhen në fazën e tyre më të mirë. Madje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e quajti raportin mes dy vendeve si unik në rajon. Gjatë konferencës me homologun e saj Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, Topalli njoftoi se do të nënshkruhen së shpejti marrëveshje të reja bashkëpunimi ekonomik.
"Raporti Shqipëri-Kosovë është model i mrekullueshëm në rajon dhe marrëdhëniet politike, ekonomike dhe në të gjitha fushat e tjera janë të shkëlqyera, unike. Ka 56 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqiëprisë që janë nënshkruar dhe ratifikuar. Janë pesë marrëveshje të reja që po negociohen dhe janë në proces mes ministrive përkatëse", tha Topalli. "Cdo marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvendet tona do të ratifikohet me procedura të shpejtuara", u shpreh Krasniqi.
Topalli shprehu bindjen se së shpejti do të zgjatet lista e vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës. Më tej, Krasniqi u takua dhe me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Meta.
Elona Gjylmi < I mëparshmi