E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro dhe kundër sheshit, flasin arkitektët Faja dhe Shkreli

Projekti per sheshin "Skenderbej" eshte shnderruar ne nje pike te forte debate, jo vetem mes qeverise dhe bashkise, por edhe ne rrethin e arkitekteve. Arkitektet Enver Faja dhe Artan Shkreli kane percjelle per Alsat, argumentet pro dhe kunder, planit per qendren. Enver Faja thote se plani belg betonizon Tiranen, ndersa Artan Shkreli, shprehet se ai eshte revolucion per kryeqytetin.

"Belgu merr disa elementë të francezit dhe shton disa elementë të vetë. Trajtimin e sheshit kryesor e ka tejet të gabuar për mendimin tim sepse krijon një shesh të izoluar si mesjetar, krijon një sahara prej betoni", tha Faja për Alsat.

"Plani belg është një përsosje e planit francez, plan i cili gjeti miratimin në të gjitha instancat e shtetit shqiptar deri tek kryeministri. Ai personalizon komplet jo vetëm qendrën e Tiranës, por krejt Tiranën si kryeqytet", u shpreh Artan Shkreli.

Por a duhet qe plani qe po zbatohet ne qender te Tiranes, te marre miratimin e KRRTRSH-se. "Duke iu larguar çdo nuance politike, rregullores inxhinjerike, urbanistike, ndërtimore që ky projekt duhet detyrimisht të aprovohet në qeveri për arsye se është një projekt krejtësisht i ri në krahasim me projektin francez që është i aprovuar", thotë Faja.

"Përpunimet infrastrukturore dhe në infrastrukturë hyjnë rrugët, sheshet, trotuaret si dhe infrastruktura nëntokësore, nuk kërkohet leje dhe miratim nga e ashtuquajtura Këshill i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ose nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve", tha Shkreli.

Pavarësisht debateve te forta, punimet ne sheshin "Skenderbej" vazhdojne, nderkohe qe bashkia e Tiranes nuk ka reaguar per akuzat qe i jane bere zbatimit te planit belg.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›