E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet pragu i pagave minimale

Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në bazë të këtij vendimi, paga minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj, do të jetë 20 000 lekë në muaj.      

Gjithashtu, për një mbrojtje më të mirë të punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave sqarohet se "sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht në 50 për qind mbi pagën bazë".

Kështu, duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkojnë mesatarisht në rreth 30 000 lekë në muaj. Vendimi parashikon që jo pagë minimale të fillojë efektivisht nga data 1 korrik 2011. /Start/

                                                                                             2011-07-20 14:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›