E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhimihali: Parku i Apolonise, ka nevoje urgjente per nje studim gjeologjik Izaura Ndoj

Reshjet e diteve te fundit, kane cuar ne rreshqitje te dheut, duke demtuar teatrin antik te Apolonise. Kete gje e ben te ditur drejtori i ketij parku Marin Haxhimihali, i cili thote se qe ne nentor, Parku Arkeologjik i Apolonise eshte demtuar vazhdimisht. Edhe pse rreshqitjet e dheut kane muaj qe vazhdojne, akoma nuk eshte bere e mundur nderhyrja nga instancat perkatese per shkak te reshjeve te vazhdueshme. Ne muret mbrojtese jane shenuar carje te konsiderueshme te struktures se kompleksit muzeal te Apolonise ne pjesen lindore te tij, e cila sherben edhe si mur mbrojtes i Odeonit te famshem te ketij parku. “Shirat e kesaj stine, e kane demtuar rende Parkun Arkeologjik te Apolonise, konkretisht qe nga fundi i nentorit kane nisur shkarje masive te dheut ne pjesen e teatrit antik te qytetit. Menjehere eshte bere monitorimi nga ana jone dhe gjendja eshte nen kontroll”, pohon per “Koha Jone” drejtori i ketij parku. Sipas tij, nje nder faktoret qe kane ndikuar ne keto demtime, jane germimet arkeologjike te bera nje vit me pare ne kete zone. “Shembje te dherave jane shenuar edhe ne pjesen e teatrit te lashte romak, rreth 2000 vjecar. Shkak i riaktivizimit te shembjeve, qe kane disa muaj qe vazhdojne, jane rrjedhjet masive te ujerave nga kodrat dhe germimet ne kete territor nga ekspedita e perbashket shqiptaro –gjermane”, thekson Haxhimihali duke ngritur alarmin e nje studimi gjeologjik ne kete zone. “Zgjidhja e pare, urgjente per te shmangur rreshqitjet e dheut, eshte te behet nje studim gjeologjik i ketij parku me vlera kombetare. Nderkohe qe, duhet te ishin marre parasysh germimet e bera nje vit me pare. Nese do te punohej me me pak intensitet, nuk do te kishim arritur ne kete situate ku jemi sot. Gjate 2012-s jane bere tre fushata germimesh arkeologjike, por nuk jane marre parasysh nga ana e ekspedites as rekomandimet e gjeologeve dhe as dyshimet e banoreve te zones per ekzistencen e nje burimi ujerash nentokesor”, - thekson Haxhimihali.

Nderhyrja

Sipas tij, muret jane ne rrezik shembjeje, nese intensiteti i shirave vazhdon te jete i larte dhe nuk nderhyhet. “Situata e krijuar dhe nevoja per nderhyrje restauruese ne kete pjese, e cila ka sherbyer edhe per te ekspozuar monumentet dhe gjetjet e rendesishme nder vite ne Apoloni, i eshte bere prezente Ministrise se Kultures dhe Institutit te Monumenteve, te cilet kane premtuar per nderhyrje restauruese”, thekson Haxhimihali. Reshjet e diteve te fundit, e kane renduar edhe me teper situaten, duke mos lejuar nderhyrjen ne pjeset e demtuara. “Per shkak te aktivizimit te burimit nentokesor ka qene e pamundur te nderhyhej, pasi sa here bie shi, niveli i ujit rritet. Njekohesisht zyra e parkut, ka marre kontakte me drejtorin e Emergjencave Civile, e cila na ka premtuar nje ndihme emergjente”, - perfundon Haxhimihali.

Teatri

Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme mbi fushen e Myzeqese dhe Detin Adriatik nga njera ane, si dhe rruga automobilistike ne gjendje te shkelqyer, pozita e favorshme gjeografike prane qyteteve te medha dhe plazheve te jugut nga ana tjeter, e bejne Parkun Arkeologjik Apolonia lehtesisht te arritshem per vizitorin dhe nje destinacion te privilegjuar per turizmin kulturor ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›