Presidenti Nishani ngushellon familjen e Musa Skures

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shprehu sot ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të Shefit të Krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ra në krye të detyrës.
Kreu i shtetit shprehu krenarinë për punën, aktin dhe mënyrën se si jetoi dhe kontribuoi në detyrën e tij, në misionin e tij për të mbrojtur rendin dhe jetën e njerëzve të thjeshtë, komisari Musa Skura.
“Nuk është hera e parë që forcat e rendit ndeshen me të tilla ngjarje, ku prova për mbrojtjen e rendit ndodh që merr edhe jetën e tyre.
Por është rasti për të theksuar se janë këto forca rendi që meritojnë respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë, sepse u takon atyre të ndeshen në çdo çast për të mbrojtur dhe siguruar jetën e qytetarëve, u takon atyre të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun” thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
Rreziku i detyrës së të gjithë efektivave të Policisë së Shtetit është i madh, por vlera e punës dhe misionit të tyre fisnikërohet pasi shpëtojnë jetë, ndalin dhunën, parandalojnë krimin dhe krijojnë besimin se asnjë qytetar nuk është vetëm përballë ligësisë.
“I shpreh ngushëllime të ndjera bashkëshortes së të ndjerit Musa Skura, pasi si të gjitha bashkëshortet e njerëzve që i kushtohen punës së vështirë të mbrojtësve të rendit, nëse deri dje ka mbajtur një pjesë të barrës së familjes Skura, tashmë i duhet të mbajë edhe dhimbjen e kësaj humbjeje.
U shpreh ngushëllimet e mia tre djemve të Musa Skurës! Çdonjëri prej tyre ka rrugën e vet, por është një gjë që na bën të jemi bashkë, dhe jo vetëm sot: respekti, mirënjohja dhe krenaria për veprën e babait të tyre. Jetofshin të denjë për emrin dhe jetën e babait të tyre!
Në këtë unitet tonin, në hidhërime e në gëzime, ne do të ndiejmë çdo çast përkrahjen e forcave të rendit, mbështetjen e shtetit ligjor. Kështu do të donte Musa Skura po të ishte ende gjallë. Kështu duam të gjithë ne.”-përfundon mesazhi i presidnetit Nishani.